2 viktima dhe 19 të plagosur është bilanci nga rrëzimi i një avioni të vogël në një fabrikë në jug të Kalifornisë.
Avioni u përplas me çatinë e fabrikës që prodhonte mobilje, duke shkaktuar zjarr.

Personat që ndërruan jetë janë ata që ndodheshin në avionin e vogël, ndërsa të plagosurit ishin brenda ndërtesës në Fullerton, Kaliforni.
Departamenti i Policisë Fullerton në një deklaratë sqaron se identifikimi i viktimave do të bëhet publik pasi të kontaktohen fillimisht të afërmit.

Zjarrfikësit dhe policia mbërritën në vendngjarje dhe luftuan me flakët.
Zyrtarët amerikanë vlerësojnë se rreth 300 njerëz u evakuuan nga ndërtesa, e cila pësoi dëme të mëdha materiale.
Administrata Federale e Aviacionit po heton ngjarjen dhe po përpiqet të zbardhë shkaqet.
Klan News
