Edhe pse thuajse një javë nga zjarret në Kaliforni, është ende në fuqi alarmi i kuq në disa zona të Los Anxhelos. Kjo për shkak të erërave të forta që rrezikojnë të përhapin akoma edhe më shumë flakët. Autoritetet thonë deri më tani se janë konfirmuar 25 viktima dhe se më shumë se 6 milionë njerëz janë nën kërcënimin e zjarreve.

Rreth 8,500 zjarrfikës janë vendosur në terren për të parandaluar përhapjen e flakëve. Ndërkohë mijëra njerëz u lejuan të ktheheshin në shtëpi, por 88,000 të tjerë janë ende të evakuar.

Këshilli i Qytetit të Los Anxhelosit është angazhuar për të ndihmuar banorët që të rikuperohen nga dëmet e shkaktuara dhe kthehet normaliteti. Një prej masave është përshpejtimi i fondeve federale.

Zjarret në Los Anxhelos kanë sjellë më shumë ndotje sesa do ta kishte shkaktuar vetë njeriu sipas një analize nga Universiteti i Kalifornisë, Los Anxhelos.

Në bazë të të dhënave të deritanishme dëmi total dhe humbjet ekonomike vlerësohen të shkojne deri ne 275 miliardë Dollarë, gjë që do ta bënte atë fatkeqësinë natyrore më të kushtueshme në historinë e SHBA , duke tejkaluar uraganin Katrina në 2005.

Klan News