Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke në ishullin e Kretës. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur nga mediat greke, rezulton të ketë qenë person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.
Ai akuzohet për një vrasje dhe armëmbajtje pa leje në Shqipëri në vitin 2014.
Shqiptari u ndalua për kontroll nga policia greke, teksa drejtonte një automjet. Rezultoi që 45-vjeçari nuk kishte patentë si dhe policisë greke i tregoi një kartë identiteti false.
/tvklan.al