Lajme Arkiva 2003

Një i kërkuar për trafik armësh me Greqinë dhe Maqedoninë ka rënë në pranga të policisë së Pogradecit. Sipas policisë rreth orës 16:30 të një dite më parë është arrestuar L.K. 33 vjeç nga Kukësi, pasi ishte person  i shpallur në kërkim nga prokuroria e rrethit të Kukësit për veprën penale të trafikut të armëve me Maqedoninë dhe Kosovën.

Më 27 Korrik të vitit të kaluar L.K. së bashku më kushëririn e tij L.K. kanë tentuar të kalojnë nëpërmjet kufirit me Kosovën në Zapot të Kukësit një kafshë të ngarkuar me 12 kallashnikovë dhe rreth 3000 fishekë, por ata kanë rënë në pritë me kufitarët shqiptarë me të cilët kanë shkëmbyer zjarr.

Dy kushërinjtë Krasniqi kanë mundur të shpëtojnë duke kaluar kufirin me Kosovën dhe prej andej ata kanë kaluar në Maqedoni ku kanë jetuar të fshehur në rrethinat e Tetovës.

Në 27 korrik të këtij viti kanë rënë në pranga të policisë po në pikën kufitare të Qafë Thanës L.K. dhe Diell L.K. të dy personat janë shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë të Kukësit me 10 vjet burg.

Sot L.K. është nisur drejt Kukësit i marrë nga blutë e qytetit verior./tvklan.al