Massimiliano Allegri ka vendosur t’i japë fund papunësisë. Trajneri italian do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

Sipas Fabrizio Romano, tekniku livornez do të ulet në stolin e Al Ahli në Qershor të këtij viti. Thuhet se palët kanë rënë dakord për të gjitha detajet, ndërsa mungon vetëm firma.

Allegri do të drejtojë një skuadër që në përbërjen e saj ka lojtarë me emër si Robert Firminio, Ivan Toney, Merih Demiral, Riyad Mahrez dhe Franck Kessie.

Në Arabinë Saudite, Allegri do të gjejë trajnerë të njohur si Stefano Pioli,  Jorge Jesus, Steven Gerrard, Fatih Terim dhe Laurent Blanc. /tvklan.al