170 mijë të vaksinuar vetëm tek grupmosha 18-30 vjeç
Në Shqipëri afërsisht 170 mijë persona të grupmoshës 18-30 vjeç janë vaksinuar kundër Covid-19. Specialistët e institutit të shëndetit publik thonë se në afro 3 muaj, më shumë se 1/3 e kësaj kategorie është vaksinuar për Covid.
“Nga grupmosha 18-30 vjeç janë vaksinuar me dozë të parë 34 % e kësaj grupmoshe dhe janë plotësuar me të dyja dozat 23%”.
Ndërsa nga grupmosha 30-40 vjeç janë vaksinuar vaksinuar 140 mijë persona nga 390 mijë që janë në total.
“Tek grupmosha 30-40 ka interes dhe janë vaksinuar mbi 36 % e kësaj grupmoshe dhe me të dyja dozat janë 28 %”.
Që prej fillimit të procesit të vaksinimit në Shqipëri janë kryer mbi 1 milion e 800 mijë vaksinime. Mbulesa vaksinale në rang kombëtar ka arritur në 38 % vetëm me një dozë. Bashkia e Gjirokastrës ka mbulesën me të lartë vaksinale me 78 % të popullsisë.
Tv Klan