“Dorian” godet edhe Floridën
Thellohet në 7 bilanci i të vdekurve nga uragani Dorian në Bahamas.
Autoritetet gjetën trupat e pajetë të dy personave të tjerë nën rrënojat e banesave të shkatërruara nga ai që konsiderohet si uragani më i fuqishëm në historinë e arqipelagut.
Kryeministri i Bahamasit Hubert Majnis tha se priste shtimin e numrit të viktimave, teksa vijojnë operacionet për kërkimin e të zhdukurve.
Uragani aktualisht po lëviz në brigjet e Floridës me një fuqi të përgjysmuar, me shpejtësi 177 km/orë.
Tv Klan