Arsimi profesional këtë vit akademik ka thithur më shumë nxënës. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare së Punësimit dhe Aftësive, Klevis Hysa, këtë vit shkollor janë regjistruar 10% më shumë nxënës se sa vitin e shkuar.
Sipas Hysës, interesi i të rinjve ka qenë pothuajse për të gjitha degët që ofrohen në shkollat profesionale të vendit, madje është rritur dhe cilësia e nxënësve të regjistruar. Ndërkohë që punësimi i tyre është i sigurt menjëherë pasi mbarojnë shkollën.
Sektorit të shërbimit, sipas Hysës, i është dhënë prioritet, duke krijuar partneritete me shkolla europiane për të rritur edhe më shumë cilësinë në turizëm.
Qeveria është duke investuar jo vetëm në godinat e shkollave profesionale, por edhe për konviktet në 6 bashki. Ndërkohë që Agjencia Kombëtare e Punësimit është duke realizuar një studim për tregun e punës, i cili do të sjellë një pasqyrë më të qartë të nevojave që ka tregu.
Klan News