Interesi për arsimin profesional është rritur për shkak edhe të zhvillimit të turizmit. Ndaj edhe degët më të kërkuara janë ato që lidhen me hotelerinë apo me studimet kompjuterike.
Bardh Dedëgjonaj, drejtor i shkollës “Kolin Gjoka”: Drejtimet më të kërkuara edhe këtë vit kanë qenë IT-ja dhe hoteleri-turizmi, por nuk ngelen pas ekonomiku dhe shërbimi social shëndetësor.
Punësimi është një qëllim kryesor. Prandaj shumë nga nxënësit e shkollës së mesme “Kolin Gjoka” janë të punësuar edhe pa përfunduar arsimin.
Bardh Dedëgjonaj, drejtor i shkollës “Kolin Gjoka”: Ne prej vitesh në fakt, nxënësit i dërgojmë në bizneset partnere për të zhvilluar praktikën. Një pjesë e mirë punësohen edhe gjatë shkollës, por më së shumti pas shkollës. Këtë vit kemi risi sepse kemi hapur sistemin dual për një klasë të vitit të tretë të hoteleri-turizmit dhe ata tashmë nuk do bëjnë dy ditë praktikë në biznes, por tre ditë të paguara.
Nxënësit në këtë shkollë janë kryesisht nga rajoni i veriut ndërsa ata mund të kenë mundësi të qëndrojnë në konvikt për ata që vijnë nga qytete të tjera.
Klan News