Autori dhe poeti i madh shqiptar, Jorgo Papingji ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare pasditen e sotme në orën 17:30.
I dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh”, Papingji është i njohur për tekstet e këngëve që kanë marrë pjesë në festivale ku është shpallur 5 herë fitues.
Papingji ka qenë pjesëmarrës edhe në festivalin “Kënga Magjike”, ku është vlerësuar edhe me çmimin e parë.
Jorgo Papingji ka shkruar mbi 4000 këngë.
/tvklan.al