“Falim ata që na sollën në jetë dhe nuk mundën të na rrisin dot. Falim ata që nuk na e dhanë dhe nuk po na e japin mundësinë për të qenë dhe ne si të gjithë të tjerët. Falim, sepse e dimë çdo të thotë të jesh jetim, ndaj falim sepse shpresojmë”.
Nëse ka një shtrese qe kërkon mbështetjen me te fuqishme nga shteti, dhe organizatat për mbrojtjen e tyre, ata janë fëmijët jetime, qe për shkak te jetës rriten pa ngrohtësinë e familjes.
Ne prag te ditës kushtuar jetimeve ne mbare boten, 20 Majit, presidenti i republikës, i shoqëruar nga Zonja e Pare, ka dekoruar me Medaljen e Mirënjohjes, Institutin e Integrimit te Jetimeve Shqiptare për kontributin e dhënë ne përmirësimin e jetës se tyre.
Bamir Topi: “Të kthejmë vëmendjen pikërisht tek ky kontingjent njerëzish që sot vijnë në mënyrë të organizuar. Duhet të ketë më shumë kujdes për reformim ligjor dhe duhet patjetër të ketë një orientim qysh në qelizë për të ardhmen e tyre. Gjëja më e rëndësishme që ne mund të bëjmë për këta fëmijë është t’i orientojmë ata drejt një arsimimi, drejt një shkollimi në mënyrë që drama e tyre të minimizohet para të ardhmes së tyre, para perspektivës së tyre”.
John Withers: “Fëmijët janë e ardhmja e vendit. Nga fëmijët rriten shpresat tona, dalin ëndrrat tona. Puna qe është bere me fëmijët është një investim për te ardhmen tone, një investim ne arritjen e paqes sonë te përhershme.”
Ne këtë ceremoni Instituti i Integrimit te Jetimeve i ka dhuruar një kopje te himnit te tyre presidentit dhe ambasadorit amerikan, Withers, i krijuar nga Jorgo Papingji dhe Kristi./tvklan.al