Nga mbledhja e Asamblesë Socialiste të kryeqytetit, drejtuesi i PS për qarkun e Tiranës Erion Veliaj ka shprehur mbështetjen për takimin e Ramës në Athinë më 12 Maj me emigrantët shqiptarë në Greqi.

Në fjalën e tij, Veliaj tha se emigrantët janë një element thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë dhe për vizionin “Shqipëria 2030”.

“Është shumë e rëndësishme që të gjithë të afërmit tanë, unë kam qenë vetë Sekretar Emigracioni, ka qenë një nga punët e para të miat në parti. Mbaj mend që ai kontribut i jashtëzakonshëm i emigrantëve në 2013 ishte jetik. Ne kishim probleme konstante me vjedhjen e votës, me prishjen e zgjedhjeve, me mënyrën se si shteti ndërhynte brutalisht në kutitë e votimit. Ishte ajo mbidozë mbështetje që na erdhi nga emigracioni që e blindoi fitoren tonë të 2013 dhe që vazhdon rreh për Shqipërinë, pulson për vendin tonë, madje është i gatshëm të organizohet siç kemi pasur ditët më të mira të organizimit. Me këtë vizion të 2030, mund të kemi ditë edhe më të mira të organizimit në diasporë.

Fiksoni që tani kush janë kushërinjtë, njerëzit, miqtë, socialistët e tjerë në Athinë dhe me të dalë nga kjo sallë ne do jemi të gjithë në mbështetje të Edi Ramës dhe të Partisë Socialiste në Athinë për të filluar turin e për ta vazhduar në Milano, pastaj në Londër dhe në Gjermani”, tha ndër të tjera Erion Veliaj.

/tvklan.al