Asambleja Kombëtare e PS-së zgjodhi anëtarët e Kryesisë së re të Partisë, ashtu si edhe përbërjen e Sekretariatit, mes emrave të propozuar nga kryeministri Edi Rama. Në përfundim të procesit të votimit, Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi, i cili u rizgjodh në këtë detyrë, bëri të ditur edhe përbërjen e re të forumit më të lartë.

SEKRETARËT E RINJ TË PS

Blendi Klosi                       Sekretar i Përgjithshëm

Damian Gjiknuri                Sekretar i Organizmit të Zgjedhjeve

Evis Kushi                          Sekretare e Gruas

Milva Ikonomi                   Sekretare për Programin

Romina Kuko                     Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare

Roi Bashaj                          Sekretar për Rininë

KRYESIA E RE E PS

Albana Koçiu

Anila Denaj

Klodiana Spahiu

Lindita Nikolla

Etilda Gjonaj

Arben Pëllumbi

Erjon Braçe

Eduard Shalsi

Igli Hasani

Toni Gogu

Jashtë Kryesisë së PS-së kanë mbetur emra si Olta Xhaçka, Mimi Kodheli, Blerina Gjylameti, Ditmir Bushati, Ilir Beqaj, i cili ndodhet në burg dhe Armando Subashi.

Nga emrat që nuk arritën të fitojnë edhe pse u propozuan nga kryesocialisti Rama janë Delina Ibrahimaj dhe Klotilda Bushka nga gratë, Vangjel Tavo dhe Pirro Vengu nga burrat.

Pjesë e Kryesisë së re do të jenë në bazë të statutit të gjithë sekretarët e partisë dhe drejtuesit politikë të qarqeve.

Klan News