Pas Gjermanisë, në karantinë kombëtare futet edhe Holanda
Festimet tradicionale të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, këtë vit do t’i mungojnë Evropës. Pas Gjermanisë, edhe vende të tjera evropiane po shqyrtojnë mundësinë e karantinës në ditët e fundit të 2020-ës e në të parat e 2021-shit.
Nga mesnata mes kësaj të Hëne dhe të Martës, hyn në fuqi karantina kombëtare në Holandë që pritet të zgjasë deri më 19 Janar. Shkollat dhe të gjitha bizneset jo thelbësore do të mbyllen. Të njëjtat masa do të hyjnë në fuqi edhe në Lituani duke nisur nga e Mërkura deri më 31 Janar.
Qeveria britanike pritet të ashpërsojë masat në kryeqytetin Londër, duke e futur atë mes zonave të kategorisë së tretë, ndër nivelet më të larta të rrezikut të përhapjes. Megjithatë, në shkallë kombëtare, infektimet ditore në këtë vend janë në nivele të qëndrueshme.
Qeveria greke njoftoi heqjen e karantinës kombëtare duke lehtësuar masat sipas paketës që do të jetë në fuqi deri më 7 Janar. Restorantet dhe baret do të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa do të hapen kishat, sallonet e bukurisë, libraritë, etj. Në hyn shtetrrethimi 22 me 5 që do të jetë në fuqi edhe ditët festive. Nuk do të lejohen grumbullime në familje me më shumë se 9 persona.
Edhe në Itali, qeveria po shqyrton mundësinë e masave të ashpra gjatë festave të fundvitit.
Tv Klan