Kur kanë mbetur edhe 9 javë nga fundi i sezonit në Serie A, sulmuesi i Atalantës Mateo Retegui kryeson listën e golashënuesve me 6 gola më shumë se sa ndjekësi më i afërt Moise Kean.

Por goleadori i bergamaskëve ka mundësi të realizojë edhe më, nisur nga ecuria e tij mjaft e mirë. Sulmuesi i Italisë ka një mesatare prej 1.36 golash për 90 minuta për Atalantën, ekip që u bashkua në nisje të sezonit. Bergamaskët paguan 30 milionë Euro për kartonin e tij.

Paraqitja e tij në këtë vit futbollistik, ka ngjallur interesin e klubeve nga Premier Liga, me Manchester United dhe Arsenal, që kanë shfaqur interes. Klauzola e shitjes së Reteguit është 50 milionë Euro.

Në vend të tretë në listen e golashënuesve është Marcus Turam i Interit me 13 rrjeta. I katërti është sërish një futbollist i Atalantës, Ademola Lokman, me 12 gola, ndërsa ka dhënë edhe 5 asiste. Nga Napoli, më i miri në ofensivë ka qenë Lukaku me 9 rrjeta të realizuara.

Retegui është në rrugën e duhur për të fituar çmimin e golashënuesit më të mirë në Serie A dhe për të tejkaluar shifrat e triumfuesit të sezonit të kaluar, kapitenit të Interit Lautaro Martinez me 24 rrjeta të shënuara.

Por vështirë që ai të thyejë rekordin e Serie A, të vendosur nga lojtari i Torinos, Gino Roseti me 36 gola të realizuar, në sezonin 1928/29, Gonzalo Higuain në 2015/16 te Napoli, apo sulmuesi i Lazios Ciro Immobile në 2019/20.

Klan News