Qyteti i Wuhan-it, atu ku shpërtheu Covid-19, nuk ka asnjë rast me koronavirus në spitale. Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarët e shëndetësisë në vend.
Zëdhënësi i qeverisë Mi Feng deklaroi se pacienti i fundit në një gjendje të rëndë shëndetësore u “kurua” të premten.
Ai konfirmoi gjithashtu se deri më tani nuk ka asnjë rast të ri me virus në qytet. Që prej shpërthimit të epidemisë në Dhjetor, Kina ka raportuar 82 816 raste dhe 4 632 viktima.
Vetëm në Wuhan u raportuan 46 452 raste, 56 përqind e infektimeve totale./tvklan.al