Pas zbulimit të meningjitit të një 14-vjeçari në Durrës, autoritetet thonë se nuk janë identifikuar raste të tjera me këtë infeksion.

Në një reagim, Njësia Vendore e Shëndetit Publik bën me dije se është kryer hetimi epidemiologjik dhe në spital janë kryer disa vizita, përfshirë edhe 128 vizita pediatrike.

Nga analizat nuk është konfirmuar rast tjetër me këtë sëmundje. Njoftohet po ashtu se janë marrë të gjitha masat edhe në shkollën ku u diagnostikua rasti, ndërsa po informohen vazhdimisht edhe nxënës në shkolla të tjera të qytetit.

14-vjeçari vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve në QSUT.

Klan News