Nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, pati një takim me banorë të komunës Livadhja të rrethit të Sarandës.
Gjatë fjalës së tij Patozi tha se politika e mazhorancës aktuale, ndryshe nga ajo e kundërshtarëve politikë, i ka trajtuar të gjithë banorët e Shqipërisë njëlloj dhe dëshmi e kësaj janë reformat në çdo fushë.
Astrit Patozi: “Qytetarët e këtij vendi janë trajtuar, janë vlerësuar dhe kanë pasur vëmendjen e qeverisë pavarësisht distancës së vendbanimit të tyre me kryeqytetin, pavarësisht origjinës së tyre, pavarësisht bindjeve të tyre politike, pavarësisht mënyrës sesi ata kanë votuar në vitin 2005, se si ata kanë votuar në vitin 2007. Kjo është filozofia jonë krejt e ndryshme nga ajo e kundërshtarëve tanë politikë.
Duke u shprehur i bindur për fitoren e Partisë Demokratike Patozi shtoi se qeveria ka mbajtur madje ka tejkaluar premtimet e bëra me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO./tvklan.al