Nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka zhvilluar një takim në komunën Zall-Bastar ne Tiranë, ku ka diskutuar me banorë të zonës.
Në fjalën e tij Patozi është ndalur në investimet e bëra nga qeveria në infrastrukturë në këtë komunë dhe në të gjithë vendin.
Astrit Patozi: “Unë konstatova me kënaqësi që ndryshimi është ulur këmbëkryq edhe në komunën e Zall-Bastarit dhe kjo është një situatë që ndodh në të gjithë vendin. Ne nuk kemi ndryshuar Shqipërinë vetëm për qytetet. Ne nuk kemi ndryshuar Shqipërinë vetëm në lagjet e mëdha të kryeqytetit, por ne e kemi ndryshuar Shqipërinë në çdo cep të saj, edhe në komunën më të largët, edhe në fshatin më të largët.”
Sipas nënkryetarit te PD-së, Patozi, falë reformave të ndërmarra nga qeveria në këto katër vite është arritur anëtarësimi i Shqipërisë ne NATO si dhe aplikimi për statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian./tvklan.al