Një atentat mafioz ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Athinë. Në shënjestër të këtij sulmi ka qenë një çift shqiptar.
Mediat greke shkruajnë se si pasojë e atentatit ka mbetur i vrarë një 32-vjeçar dhe është plagosur një grua 37-vjeçare. Sipas burimeve të Tv Klan viktimë ka mbetur Roan Brahimi ndërsa gruaja e tij, Katerina Beqo u plagos (Lexo më shumë).

Çifti shqiptar ishin në një makinë kur u qëlluan me armë. Autori ka qenë duke lëvizur me një motor kur ka ndaluar pranë tyre dhe ka shtënë me armë.
Sipas të njëjtave burime, ngjarja ka ndodhur në zonën e Vyronas në kryeqytetin grek./tvklan.al





