Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të enjteje në Athinë ku mbeti i vdekur sipas burimeve të Tv Klan, 32-vjeçari Roan Brahimi, ndërsa u plagos gruaja e tij 37-vjeçare Katerina Beqo (Lexo më shumë).
Sipas asaj që shkruajnë mediat, ngjarja ka ndodhur në orën 21:30. Papritur një person që udhëtonte me një motor ka shtënë drejt makinës.
Si pasojë, mbeti i vdekur shqiptari, ndërsa gruaja e lënduar lehtë. Deri më tani nuk rezulton që viktima të ketë precedentë penalë të mëparshëm. Ai jetonte bashkë me partneren 37-vjeçare pranë vendit ku u vra dhe ndodheshin aty për të marrë fëmijën që po luante.
“Vajza ime e vogël po luante me fëmijën e tij. I dëgjuam të shtënat dhe vrapova të shikoja nëse po ndodhte gjë apo po luanin. Një fëmijë i vogël po qante dhe po thoshte ‘babi im, babi im’”, tregoi një dëshmitare.
“I dëgjuam të shtënat, kujtuan se ishin kapsolla. Kuptuam se kishte ndodhur diçka, vrapuam dhe pamë makinën e parkuar në qoshe, ndërsa gruaja e tij bërtiste “ndihmë, ndihmë”. Ata erdhën të merrnin fëmijën që po luante aty”, tregoi një dëshmitar tjetër, sipas të cilit, çifti ishte vetëm në makinë.
“Pati dy të shtëna, si kapsolla. E pashë atë djalin të mbuluar në gjak”, tha një tjetër.
Deri më tani nuk dihen arsyet e këtij atentati mafioz. Më poshtë po ju përcjellim pamje nga vendi ku ndodhi krimi, të publikuara nga mediat greke./tvklan.al