Disa orë pas plagosjes rëndë në një atentat të 30-vjeçarit Kevin Hajrulla, shenjat e ngjarjes së rëndë ishin ende të dukshme mëngjesin e kësaj të enjte në lagjen “24 Maji” në Vlorë. Hetuesit gjetën në vendin e ngjarjes 50 gëzhoja dhe arritën të ringrejnë dinamikën e atentatit, ku i plagosur në këmbë mbeti edhe një kalimtar rasti, Armand Spahia.

Autorët i janë afruar makinës së të riut tip Benz ngjyrë gri e parkuar, në vendin që njihet edhe si “posta e Çoles”, me një mjet të llojit KIA me targa italiane që rezultojnë të vjedhura. 30-vjeçari ndodhej në sediljen e pasme të makinës së tij kur është qëlluar me breshëri plumbash.

“Dyshohet për tre autorë, njëri prej tyre shofer dhe ka qëndruar në makinë, dy të tjerët kanë dal nga makina dhe kanë qëlluar me armë. Me pas ata janë larguar në këtë drejtim”, raporton gazetarja Greta Haskaj.

Autorët dogjën më pas makinën në fshatin Panaja, ku hetuesit gjetën edhe 2 armët e zjarrit të llojit kallashnikov dhe më pas dyshohet të jenë larguar nga persona të tjerë.

Grupi i hetimit sekuestroi dhjetëra kamera sigurie në zonë dhe në ndjekje të itinerarit të lëvizjes së makinës së autorëve para dhe pas atentatit për të gjurmuar itinerarin e tyre.

Në policia deri më tani janë shoqëruan 15 persona për t’u pyetën në cilësinë e dëshmitarit. Teksa policia ka të hapura pistat për shkaqet e ngjarjes që e la 30-vjeçarin të plagosur rëndë dhe që aktualisht po trajtohet në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Ky i fundit rezulton se është edhe kushëri i Inez Hajrullës, një person i njohur për autoritetet dhe që u ka shpëtuar më herët disa atentateve, por është e paqartë nëse ngjarja e fundit ka lidhje me të afërmin e tij.

Tv Klan