Athletic Club ka dërgua një mesazh të qartë për rivalët e La Liga-s, Barcelonën, mbi të ardhmen e yllit të skuadrës së tyre, sulmuesin e krahut Nico Williams.

Emri i sulmuesit Williams sigurisht që është pozicionuar prej kohësh në qendër në kryetitujve të mediave spanjolle.

Ka një perceptim të gjerë se 22-vjeçari është identifikuar si objektivi nr.1 i transferimeve të verës nga ana e Barcelonës.

Blaugranët, nga ana tjetër, kanë rritur negociatat me agjentët Williams dhe janë afër finalizimit të një marrëveshjeje mbi kushtet e një kontrate afatgjatë.

Nga këtu, do të jetë thjesht një çështje e aktivizimit të klauzolës së lirimit prej 58 milionë eurosh të lojtari spanjoll, me shumë media që për këtë arsye e kanë vënë në dukje transferimin si diçka formale.

Me sa duket, megjithatë, bordi i klubit aktual të Williams është i një mendimi krejtësisht të ndryshëm.

Në një sinjal të qartë, Athletic Club të hënën zbuloi fanellat e tyre të reja për sezonin e ardhshëm, në dyqanin zyrtar të klubit.

Dhe, veçanërisht, vetëm një emër u shfaq në pjesën e pasme të fanellave në fjalë… ai i Nico Williams.

/tvklan.al