Gazetari: “Janë më të organizuar se kurrë sot tifozët e Partizanit të cilët presin që skuadra e tyre të ngrejë trofeun e kampionit në “Selman Stërmasi”. Janë mbledhur fillimisht në baret e kryeqytetit, tashëm këtu përpara stadiumit “Qemal Stafa” për t’u drejtuar të organizuar në stadiumin Selman Stërmasi.”
“20 mijë tifozë, sa të nxë stadiumi brenda puls dhe rrethimi jashtë stadiumit, ne do të fitojmë patjetër se jemi kampionët e Shqipërisë, ne jemi legjenda e këtij vendi, ne i kemi dhënë këtij kombi lojtarët më të mirë dhe kemi luajtur gjithmonë dhe do luajmë me zemër. Ne duam patjetër kampionatin, Partizani do të fitojë kampion dhe një kujtim të bukur do të jetë për Jotin, simbolin e Partizanit.”
“Do fitojnë demat e kuq, vetëm demat e kuq, se çunat janë ekipi më simpatik në Shqipëri sot për sot.”
Pjesa më e madhe e tifozëve të Partizanit do të qëndrojë jashtë stadiumit, ku do të luhet ndeshja pasi kapaciteti i “Selman Stërmasit” është i pamjaftueshëm. Interesimi më i madh i tifozëve or një ndeshje Dinamo-Partizani është parë etëm në vitin 1961 ku të 2 skuadrat janë ndeshur 8 herë së bashku duke përshirë edhe kupa të rëndësishme ose jo.
Këto përballje të shpeshta mes tyre u ndoqën nga mbi 100 mijë spektatorë në shkallët e të dy stadiumeve të Tiranës me një mesatare prej 12 500 persona për takim. Policia e kryeqytetit sot ka marrë masat e nevojshme për të parandaluar incidentet e mundshme. Në mesditë uniformat blu të qarkullimit kanë larguar automjetet rreth stadiumit “Selman Stërmasi” si dhe do të bllokojnë qarkullimin deri pas përfundimit të ndeshjes./tvklan.al
Gazetari: Erion Todhe