Partizani ka fituar 1-0 derbin me Dinamon, por një rezultat i tillë ka tronditur pozitat e trajnerit, Zlatko Daliç.
Kroati i ka dalë përpara gazetarëve i pakënaqur dhe pranoi se do të rishikonte pozicionin e tij pasi të bisedonte me presidentin Sulaj.
Në dhomat e zhveshjes mësohet se Daliç ka dhënë dorëheqjen përpara lojtarëve, ndërsa klubi nuk është prononcuar ende zyrtarisht.
Ndërkohë në kampin e fituesve Shpëtim Duro numëron suksesin e tretë radhazi.
Shpëtim Duro: “E rëndësishme është që fituam ndaj ekipit kampion. Jemi përsëri në pozicion të vështirë. Do vazhdojmë punën. Për ne puna është deri në, do festojmë ditën e fundit të kampionatit në qoftë se do shpëtojmë”.
Golin e vetëm të takimit, por me vlerë të shumëfishtë e shënoi mesfushori Babamusta pesë minuta para fundit.
Ky sukses vërtetoi lidhjen shpirtërore të futbollistëve me tifozët. Dinamo megjithëse pësoi humbjen e dytë radhazi ruan përsëri vendin e tretë në klasifikim, ndërsa Partizani ngjitet në të dhjetin.
Vllaznia ka fituar 4 me 1 me Besën ndeshjen e luajtur në Loro Boriçi. Xhevahir Sukaj ishte autori i tre prej golave në këtë sfidë.
Si të mos mjaftonte humbja Besa pa të dilte me të kuq Mancaku në të ’70-tën dhe Veliaj në çastet e fundit duke mbyllur takimin me nëntë futbollistë në fushë.
Lushnja ka mundur Elbasanin 1 me 0 në ndeshjen e luajtur pa tifozë, por nën sytë e trajnerit të kombëtares, Arie Haan.
Flamurtari ka barazuar 1 me 1 me Teutën në Vlorë, ndërsa Polonia ka fituar në fushën e saj kundër Bylisit 1 me 0./tvklan.al