Kjo është atmosfera që mbizotëron në Shkodër në këto ditë të fundit të vitit. Qyteti është zbukuruar i gjithi ndërsa tërheq jo vetëm vizitorë vendas por edhe të ardhur nga zona të tjera e veçanërisht turistë të huaj. Këta të fundit vlerësojnë bukuritë e qytetit dhe mikpritjen e njerëzve.

“E mrekullueshme, absolutisht e bukur, familjare. Mund të dallosh kulturën në këtë qytet, është mirë, duket shumë këndshëm. Me siguri do të rri dy ditë.”

“Është e mrekullueshme, shumë mikpritëse. Atmosferë shumë festive, është vërtet një qytet shumë i bukur dhe të gjitha janë shumë të sjellshëm. Ne e duam, njerëzit padyshim duhet të vijnë këtu. Është një vend i mrekullueshëm për të kaluar pushimet.”

Shkodra ka fituar edhe zemrat e atyre që e vizitojnë për herë të parë të cilët thonë se do t’ua rekomandojnë miqve.

“Është shumë bukur, është fantastike. Të gjithë jemi këtu me familjarët tanë, është bërë një punë e mrekullueshme në organizim.

“Është mirë shumë e sistemuar dhe e organizuar, ndjehem vërtet mirë.”

Kjo është një nga periudha më të preferuara të vitit nga vizitorët ndërsa Shkodra tashmë zgjidhet për turizëm gjatë të gjitha stinëve.

Klan News