Akademia e Yjeve, shkolla e vetme e këtij lloji ku të rinjtë realizojnë ëndrrën e tyre ka hapur dyert. Pas audicionit të realizuar përmes një turi disa ditor ku morën pjesë qindra të rinj nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova, aventura ka filluar. Sipas poducentes Zana Çela këtë vit prurjet kanë qene si anjëherë tjetër, ndaj edhe përzgjedhja nuk ka qenë fort e lehtë.

Të talentuar, të zellshëm, ambicioz secili prej tyre ka ardhur me ëndrrën për t’u bërë një yll, të plotësojnë një dëshirë të kahershme, të përmbushin ëndrrën e humbur të prindërve të tyre, të bëhen të famshëm. T’u hapen dyert e vështira të artit, të sfidojnë të pamundurën dhe ta bëjnë të mundur. Motivi që i bashkon këta të rinj është i ndryshëm, por premtimi por t’ia dalë deri në fund zë vend tek secili prej tyre.

Në ditën e parë të shkollës konkurrentët janë njohur me rregulloren e Akademisë, trupën e profesorëve dhe njëri tjetrin. Ndërkohë që më pas të ndarë sipas kategorive këngë dhe balet kanë nisur mësimin, i cili këtë sezon do të zhvillohet në ambientet e gjimnazit më të ri në Tiranë “Faik Konica”.

Një nga lajmet surprizë për nxënësit ka qenë fakti se jo të gjithë do të arrijnë të hyjnë në spektakël, 10 prej tyre do të s’kualifikohen që pas provimeve të para, prandaj dhe gara parashikohet të jetë e fortë. Shkolla edhe këtë vit funksion njëlloj si në edicionet e mëparshme, pra ka një format të mirë përcaktuar ku nxënësit duhet të studiojnë përditë dhe për çdo ditë ecuria në shkollë me arritje përmes këngës dhe baletit, por edhe me debatet dhe problemet që do të hasen gjatë rrugës do të zënë vend në një transmetim 60 minutësh nga ora 17 deri në 18 në TeleNorba shqiptare dhe kanalin muzikor BBF duke filluar nga dita e nesërme.

Ndërkohë spektakli i cili do të transmetohet të mërkurave në mbrëmje në tv Klan, do t’i vërë të rinjtë në përballjen e vërtetë me njëri tjetrin, skenën dhe publikun i cili do të japë edhe votën e tij./tvklan.al