Të ftuara në studion e emisionit të Rudinës në Tv Klan kanë qenë Aulona Musta dhe vajza e saj e cila ka bërë një gjest mjaft emocionues. Amara vendosi që të presë flokët e saj dhe t’i dhurojë për fëmijët e sëmurë me kancer. Ama shprehet e lumtur për këtë gjest që ka bërë, ndërsa Aulona tegon si arriti ta realizojë këtë dhurimin e flokëve.
Rudina Magjistari: Ju i pretë flokët në një parukeri, si ndodhi e gjitha, i pretë i morët i ruajtet?
Aulona Musta: Unë e mësova të gjithë procedurën nga vajzat e organizatës “Fëmijët për fëmijët” dhe mënyra si u lidha me këtë organizatë ishte krejt rastësore. Kur unë vendosa të bëj këtë gjë hyra në internet për të kërkuar informacion për këtë gjë. Vetëm 2-3 persona në Instagram më orientuan dhe më thanë është kjo organizata dhe dimë që merret me këtë gjë.
U futa dhe kërkova në Google, mora më shumë informacion, i kontaktova në Instagram dhe kështu lindi. Janë e vetmja organizatë që merren për dhurimin e flokëve për fëmijët dhe më dhanë të gjithë informacionin që duhej. Normalisht që flokët duhet të jenë të palyer, të shëndetshëm, i vendosa në një kuti kartoni dhe më pas dhurohen. Kjo është gjëja më e lehtë sepse për të bërë një paruke duhen shumë lekë, është 500 euro një paruke, por përveç pjesës së dhurimit të flokëve , duhen fonde dhe duhen dhuruar edhe para për të mundësuar këto paruke. /tvklan.al