Ai është një këngëtar i dashur për publikun shqiptar, i cili ka marrë pjesën disa herë në Kënga Magjike në Tv Klan.

Është fjala për Aurel Thëllimin, i cili në këtë edicion të Këngës Magjike vjen me këngën “Hajde”.

Aktiviteti artistik i Aurel Thëllimit ndahet mes skenës së muzikës live dhe operas.

Pyetjes “nëse një rrjetë peshkimi do të peshkonte karrierën, cilin moment do ta quaje si thesarin tënd?”, Aureli iu përgjigj specifikisht: “Kam pasur shumë momente të bukura, por si kujtimin më të bukur, do të theksoja operan “Peshkatarët e perlës”, përkrah të madhes Inva Mula, e cila më ka zgjedhur me prioritet, të këndoj krah saj”.

/tvklan.al