Aurel Thëllimi është artisti i cili rivjen në “Kënga Magjike”, me ritëm dhe energji pozitive.

Pjesëmarrja e tij e parë në festival, ka qenë në vitin 2000, në edicionin e dytë të festivalit, me një baladë për një dashuri të vrarë. Pas 24 vitesh, ai vjen me ritëm me këngën “Hajde”!

Aureli shpesh njihet për natyrën e çiltër dhe humorin që e karakterizon. Nëpër intervista të ndryshme ai ka shprehur se është bashkëshort i lumtur dhe baba i një djali.

Vlen të theksohet se aktiviteti i tij artistik ndahet mes skenës së muzikës live dhe operas.

Pentagrami i pyetjeve të tij, kishte lidhje me detin dhe pyetja e parë, e cila u gjend përballë artistit ishte: “Në kujtimet e tua, cila sirenë të ka magjepsur kur ka dalë nga deti?”

Këngëtari, ndryshe nga herët e tjera, zgjodhi të ndante një kujtim nga vitet e para në karrierë.

Aktiviteti i tij ka nisur në Korçë, ku është rritur mes artistëve të tjerë. Lidhur me pyetjen drejtuar nga Ardit Gjebrea, Aureli u përgjigj: Gjithmonë më ka mahnitur Lindita Theodhori me prezencën e saj.”

E sa i përket “sirenave”, Aureli me shumë humor u përgjigj: “Kemi parë plot.”

Ndonëse këngëtari mund të jetë mahnitur nga shumë vajza apo gra në rininë e tij, ai nuk ngurron së publikuari në media sociale dashurinë që ka për bashkëshorten e tij.

/tvklan.al