Xheisara ka interpretuar mjaft bukur në “Kënga Magjike 2024” në Tv Klan, por një lajm që e bëri dhe më të veçantë përvojën e saj këtë edicion ishte pikërisht sepse ndau me publikun lajmin e pritjes së ëmbël.
Madje me një lojë grafike, mësoi cila ishte gjinia e fëmijës së saj. E ftuar në studion e “Rudina”, këngëtarja ka treguar më shumë detaje rreth përjetimeve të atij momenti.
Rudina Magjistari: Kishe ndonjë preferencë më herët?
Xheisara Frisku: Gjithë jetën kam dashur që të ishte vajzë, por që nga momenti që ngela shtatzënë, të gjithë më thonin “është vajzë”, ndërkohë që unë thoja “është djalë”. Doja të dilja kundër dhe nuk e di pse isha afeksionuar me faktin që ishte djalë dhe momentin që u bë blu sepse në fillim skena u bë blu, u gëzova sepse mendova se “ia dola se ishte instinkti i mëmësisë”. Më pas, kur doli rozë, isha kështu që “vërtetë ndodhi” sepse unë gjithë jetën jam lutur që fëmijën e parë të kemi vajzë dhe të përjetoj ndjesitë që mami im ka përjetuar me mua.
Rudina Magjistari: Prit dhe pak dhe do të thuash “O Zot faleminderit” sepse do të jetë një mrekulli sepse pastaj mund të bësh një djalë rrugës.
Xheisara Frisku: Hera e parë është e vështirë. (Qesh)
/tvklan.al