E ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan këtë pasdite ishte këngëtarja e dashur për publikun, Aurela Gaçe.
Ajo foli për projektin e saj më të ri muzikor “Lento Lento”. Një këngë kjo e cila rezultoi mjaft e suksesshme dhe u kthye në një ndër hitet e kësaj vere.
Aurela u shpreh gjatë intervistës se ka qarë së tepërmi nëpër këngë dhe kishte nevojë të qeshte, të kërcente dhe të sillte dritë.
Më tej, këngëtarja bëri të ditur se është duke punuar edhe në projekte të reja muzikore, të cilat do të jenë pjesë e albumit më të ri që pritet të publikohet së shpejti.
Aurela Gaçe: Unë jam duke përgatitur shumë këngë sepse po vjen albumi i ri. Unë jam duke i nxjerrë një nga një, domethënë nuk po ndjek atë taktikën që kam ndjekur dikur, që po nxjerr një album dëgjojeni. Tani jam duke i nxjerrë një nga një, dua t’i mësojnë, t’i përqafojnë dhe të gjejnë veten në atë lloj rryme që ata dëshirojnë dhe pastaj do të vij përsëri kur të promovoj dhe albumin./tvklan.al