Dhoma e Përfaqësuesve në Australi ka votuar me shumicë dërrmuese për të miratuar projektligjin që ndalon përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 16 vjeç. Ai u miratua me 102 vota pro dhe 13 kundër. Sapo të hyjë në fuqi, platformat do të kenë një vit kohë për t’i zbatuar kufizimet e moshës përpara se të fillojnë ndëshkimet. Projektligji synon mediat sociale si Tik Tok, Facebook, Instagram, X dhe parashikon gjoba deri në 32 milionë dollarë nëse nuk respektojnë ndalimin.

Legjislacioni ka kaluar me shpejtësi në parlamentin e Australisë, ku ligjvënësit thonë se ndalimi është i nevojshëm për të shmangur efektet e dëmshme të mediave sociale tek fëmijët.

Kompanitë e teknologjisë i kishin bërë thirrje qeverisë australiane që të shtyjë votimin të paktën deri në qershor të vitit të ardhshëm, kur do të publikohen rezultatet e një studimi për teknologjinë e verifikimit të moshës. Ndalimi është kritikuar gjithashtu nga Amnesty International dhe Komisionerja e të Drejtave të Njeriut të Australisë, Lorraine Finlay, e cila tha se do t’i privonte fëmijët nga aspektet pozitive të rrjeteve sociale dhe do t’i shtyjë drejt dark web-eve.

Klan News