Kombëtarja e minifutbollit e nisi me fitore Botërorin që po mbahet në Oman. Kuqezinjtë e drejtuar nga Irtan Sekjo mundën 2 – 1 Australinë këtë të shtunë.

Një përballje e barabartë me raste, por në fund festoi Shqipëria. Kapiteni Kaca realizoi që në minutën e dytë, duke kaluar ekipin në avantazh.

Australianët barazuan në të 16’. Ramandi shfrytëzoi një pasim të gabuar të portierit.

Lojtarët shqiptarë nuk u dorëzuan dhe goli i fitores erdhi në minutën e 39’ të takimit. Hoxha realizoi pas pasimit të Kacës.

3 pikë me vlerë për Shqipërinë që synon të paktën kalimin e grupit në këtë Botëror. Ndeshja e radhës do të jetë të dielën ndaj Perusë. Në grup janë edhe Meksika e Letonia.

Tv Klan