Australia ia ka dalë edhe këtë vit të surprizojë me atmosferën festive dhe dekorin shumëngjyrësh të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Në 2015-ën ishte një avokat ai që theu rekordin “Guinees” duke dekoruar me 518 mijë e 838 drita pemën e Krishtlindjeve 22 metra të gjatë.

9 vjet më pas, pema më e lartë e Krishtlindjeve u vendos në Uellsin e Ri Jugor, e cila shkëlqeu lagjen tregtare të Martin Place, me mbi 110,000 dritat e saj.

Jo rastësisht, Katedralja e “Shën Mërisë” në Sidnej u ndriçua me projeksione shumëngjyrëshe që portretizonin skena nga tregimi i Charles Dickens “Këngë krishtlindjesh”

Nuk mund të thuhet se Dickens shpiku këngët apo pemën e Krishtlindjes, por Australianët e dinë fare mirë se ai ndan meritat për ringjalljen e simbolikës së kësaj peme me Princin Albert, bashkëshortin e Mbretëreshës Victoria.

Krahas festivalit të ngjyrave Australia ofron pafund mënyra argëtuese dhe krijuese për të shijuar gjithçka të bukur për të mbyllur fundin e vitit që po lëmë pas.

Tv Klan