Policia australiane ka qëlluar për vdekje një 16-vjeçar i cili më herët kishte qëlluar me thikë një burrë në një parking makinash.
I plagosuri një person rreth të 30-ave, ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas provave të para të hetimit, adoleshenti ishte radikalizuar dhe konvertuar në Islam.
Policia australiane kishte marrë telefonata nga anëtarë komunitetit lokal mysliman përpara ngjarjes së rëndë ku informonin efektivët për rrezikshmërinë që paraqiste adoleshenti.
Autoritetet besojnë se kjo ngjarje është e lidhur me terrorizmin, por është ende herët për të dalë në këtë përfundim në këtë fazë të hetimit.
Kjo ngjarje pason incidente të ngjashme që kanë ndodhur kohët e fundit. Më i rëndi ishte ai i disa ditëve më parë ku një 40 vjeçar vrau gjashtë persona dhe plagosi disa të tjerë në një qendër tregtare në Sidnei.
Klan News