Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Gjashtë autoambulanca ndihmë e qeverisë Gjermane, mbrrijnë në ministrinë e Shëndetësisë Shqiptare. Këto autoambulanca do shkojnë për gjashtë rrethe të Shqipërisë që kanë nevojë në qendrat shëndetësore. Pas ndërtimit të qendrave shëndetësore, pajisjeve dhe mobilimit të tyre po nga kjo qeveri. Financimi total i kësaj qeverie në fushën e shëndetësisë është 9.8 milion marka.
Që nga kriza Kosovare mjaft ndihma dhe para është dëgjuar në këtë fushë por asgjë nuk duket. Spitalet vazhdojnë të kenë mangësi në aparatura, megjithatë përsa ju përketë automjeteve, ministri është entuziast për atë çka është përfituar në këtë muaj.
Leonard Solis, ministër i Shëndetësisë:- “Vetëm që nga muaji Janar deri në muajin Mars do të shpërndahen 42 autoambulanca të reja në gjithë shqipërinë, që ndihmon sistemin shëndetësor. Por ka nevoja përsëri në të gjitha rrethet e vendit”.
Por edhe poliklinikat nuk duhen harruar. Ambulancë pa barrelë dhe makinë shoqëruese. Në asnjë prej tyre në Tiranë nuk gjendet një mjet transportues urgjence për në spital. Pas një rekomandimi mjeksor në poliklinikë për shtrim pacientit i duhet të shkoj me taksi ose në këmbë./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti