Në dhjetor 2023 ambasada britanike i dhuroi një flotë automjetesh Drejtorisë së Burgjeve në kuadër të marrëveshjes mes dy vendeve për shqiptarët që vuajnë dënimin në Mbretërinë e Bashkuar dhe që do të ekstradohen në Shqipëri.
Sipas një denoncimi në emisionin “Stop” në Tv Klan, këto automjete lëvizin pa siguracion në shkelje të rregullores së qarkullimit rrugor, sipas të cilës, nëse këto mjete aksidentohen, të tretët nuk janë të mbuluar.
Eksperti autoteknik Fatmir Hasho shpjegon detajet dhe dokumentacionin, që duhet të ketë një automjet në qarkullim.
“Stop” u interesua në kompanitë e sigurimit me disa targa të makinave të dhuruara nga ambasada angeleze dhe kamera e fshehtë zbuloi që automjetet nuk mbulohen nga siguracioni.
E infiltruara: Të lutem, do më kontrollosh një targë për siguracion? AA 278 MB!
Kompania e Sigurimit 1: Në këtë emër është?
E infiltruara: Në këtë…
Kompania e Sigurimit 1: në 02.01.2024…
E infiltruara: Në 2 janar ka mbaruar?
Kompania e Sigurimit 1: Shumë vonë e ka lënë…
E infiltruara: Sa shkon tani?
Kompania e Sigurimit 1: 170 mijë lekë të vjetra…
E infiltruara: AA 262 MB…Nuk ka..,nuk del fare?!
Kompania e Sigurimit 2: …Nuk ka fare nuk më del në sistem. Nuk më del si targë e siguruar…
Eksperti Dardan Gjata shpjegon se çfarë ndodh nëse automjetet e pasiguruara përfshihen në aksident.
“Stop” pyeti në Drejtorinë e Burgjeve për këtë problem dhe në një bisedë jashtë kamerave, drejtori Klevis Qose konfirmoi se automjeteve u mungon siguracioni. Por meqë po e trajton emisioni “Stop” këtë problematikë, ai premton se procedura do të publikohet menjëherë dhe shumë shpejt do të shpallet kompania fituese e sigurimit që do të pajisë me siguracion automjetet e dhuruara nga qeveria angleze./tvklan.al