Ngjarja në aksin Elbasan-Librazhd
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Një automjet policie është përplasur me një motor, drejtuesi i të cilit ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda pasi u dërgua në spital.
Sipas të dhënave paraprake, mendohet se shkak i aksidentit ka qenë drejtuesi i motorit, i cili ka kryer një manovër të gabuar në tentativë për t’u kthyer.
Makina e policisë është përpjekur të shmangë përplasjen, por nuk ka mundur ta evitojë. Një grup hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.
Tv Klan