I mituri i akuzuar si vrasësi i nxënësit 14-vjeçar është dërguar në Burgun e Kavajës. Ndaj tij ka masë sigurie arrest në burg.

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, raporton se transferimi për në Burgun e Kavajës u bë pas peripecive me mjekun e spitalit privat ku mjekohej autori i dyshuar, pasi edhe vetë kishte plagë me thikë në krah. Mjeku nuk pranonte t’i Drejtorisë së Burgjeve epikrizën e mjekimit të autorit të dyshuar, duke mos mundësuar në këtë mënyrën daljen e tij nga spitali.

Për këtë ngërç u vu në dijeni dhe prokurorja e çështjes, e cila tha se i mituri duhet të dërgohet në Burgun e Kavajës pasi plaga në krah nuk përbën rrezik për jetën dhe mund të mjekohet në infermierinë e burgut. Pas këtij momenti, autoritetet e Burgjeve arritën të merrnin epikrizën nga mjeku.

Autori i dyshuar akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese. Ai goditi me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij 14-vjeçar në një sherr banal që ndodhi pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Të dy ishin nxënës të kësaj shkolle.

/tvklan.al