Kjo protestë qytetare vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak metra larg shkollës ‘Fan Noli’ në kryeqytet, ku nxënësi 14-vjeçar Martin Cani u qëllua për vdekje nga një bashkëmoshatar i tij. Mes lotësh aty qëndroi edhe babai i Martini, Engjëll Cani dhe disa familjarë të tij.

Edhe motra e Egli Progës, i cili u vra gjatë verës, iu bashkua protestës së qytetarëve para Ministrisë së Arsimit. Prindërit kërkojnë që të garantohet siguria e fëmijëve të tyre në institucionet arsimore. Qytetarët kërkojnë nga qeveria rritjen e buxhetit për arsimin. Ndër kërkesat e protestuesve është edhe ajo që në çdo shkollë të ketë psikolog. Po ashtu ndër kërkesat është edhe dorëheqja e ministres Manastirliu. Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk plotësohen kërkesat që kanë paraqitur, do të ketë një përshkallëzim të protestës, duke bojkotuar mësimin në të gjithë vendin.

“Institucionet e papërgjegjshme vrasin”, ishte pankarta kryesore e vendosur në kangjellat e Ministrisë së Arsimit. Me bojë të kuqe është shkruar “Jeta është e shenjtë”. Edhe fëmijët kanë lënë gjurmët e duarve po me bojë të kuqe.

Klan News