Lajme Arkiva 2003

Autoritetet maqedonase kanë hedhur poshtë lajmin e qendrës për informim të Kosovës se komandat Çakalla është plagosur në luftimet me forcat maqedonase. Megjithatë këto të fundit vazhdojë të jenë në ndjekje të tij.

Në takimin e djeshëm mes kryeministrit maqedonas Branko Cervenkovski dhe liderit të bashkimit demokratik për integrim Ali Ahmeti, u konfirmua se ditën e martë do të prezantohet plani operativ për dorëzimin vullnetarë apo arrestimin Abdyl Jakup Çakallës dhe Hamdi Bajramit të njohur si komandat Breza.

Abdyl Jakupi ka qenë në qendër të vëmendjes për faktin se shihet nga maqedonasit si një nxitës i ngjarjeve të fundit në rajonin e Likovës, por anëtarë të grupeve të armatosura shqiptare mendojnë se fuqitë e tij janë hiperbolizuar, për të gjetur kështu një justifikim të sulmeve të fundit maqedonase.

Në një intervistë për të përjavshmen lobi, shefi i shtabit të përgjithshëm të AKSH-së Vigan Gradica ka shpjeguar pozicionin e këtij grupi ndaj Abdyl Jakupi.

“Ai nuk është rekrutuar në radhët e AKSH-së. E kemi shpjeguar përse strukturat tona nuk rekrutojnë njerëz të tillë. Ka disa persona që pretendojnë se janë AKSH-ja e vërtetë, por populli ka parë se këta njerëz janë të zot të braktisin me maska apo të bihen pre e lojërave serbe-maqedonase kundër forcave të Armatës Kombëtare Shqiptare”, është shprehur Gradica.

Për fat të keq, ndryshe nga sa besonim më parë kemi konstatuar se forcat ushtarake sllavo maqedonase i dërguan ekspeditat e tyre ndëshkuese anti shqiptare në rajonin e Likovës dhe Raçinës dhe me bekimin e BDI-së Ali Ahmetit dhe Buxhakut.

Bisedimet ishin të suksesshme sepse populli ishte i vendosur të mos pranonte në truallin e tij forcat maqedonase. Ne ishin në krahun e tij, ata policë duhet të dinë si të veprojnë ndryshe ne jemi aty shtoi Gradica./tvklan.al