Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Afro dy vjet për të shtruar 14km autostradë, në seksionin Vorë-Sukth. Me nje financim 13.3 milion euro te programit FAR, “Ital Strada” është kontraktori i cili ka marrë përsipër zbatimin e projektit, që njeh për satë fillimi Marsin ’99. 10 punëtor janë ata që sa do me ritme të shpejta pune duhet tja dalin autostradës, të përfolur për ngadalësi dhe shpërdorim fondesh. Nga mjetet e rënda më të domosdoshmet që i nevojiten një fadromë, një skavator, një rul, një vetëshkarkuese janë ato që në numërim të pakta do të përballojnë punën e shumtë. Këta njerëz kanë arritur të bëjnë vetem një urë, një nënkalim dhe kanë përfunduar kanalizimet.

Dhënia e më shumë informacion në ministrinë e Transportit është më e keqe se gjendja e rrugëve në Shqipëri. Ministrja Shuli nuk ka pranuar sot të pres gazetarët e TV Klan me pretendimin e zënies me punë e takime, mbase në takim edhe me burrin e saj që është drejtor drejtorie në këtë ministri emëruar nga vetë ministrja Shuli.

Ideja që edhe Shqipëria të kishte autostradë u hodh dhe filloi punimet në 1993, por kemi 7 vjet që nuk po përfitojmë një të tillë. Megjithatë miliona dollarë për pak kilometra dhe gjëra të tjera është një histori që do të vazhdoj për shumë vite në Shqipëri./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti