Pasditen e kësaj të shtunë në emisionin “Me Çelësa në Derë” në Tv Klan do të jenë në fokus apartamentet në shitje për çifte, por dhe për familje më të gjera.
I ndërtuar nga “BALFIN Group”, Univers City është qyteti më i ri brenda Tiranës me një siguri të lartë, hapësira rekreative dhe shumë shërbime.
Kompleksi është i konceptuar për të ofruar një ambient relaksi dhe ndodhet pranë autostradës Tiranë-Durrës. Brenda kësaj qyteze gjenden kopshte dhe shkolla publike, siguri në çdo orë të ditës, njësi tregtare, transport publik, hapësira ekologjike dhe ambiente sportive.
Univers City ndodhet 7.1 kilometra larg nga qendra, vetëm 1 kilometër larg nga autostrada Tiranë-Durrës dhe 1 kilometër larg nga QTU. Përveç lehtësirave të shumta që ofron, ajo që e bën më shumë interesante këtë qyteze brenda Tiranës është një park gjigand prej më shumë se 10 mijë metrash që përshkuan pallate, shkolla dhe kopshte.
Dolores punon prej 4 vitesh si konsulente imobiliare në Future Home Integrity, për “Me Çelësa në Derë” ajo tregon me hollësi të gjitha veçoritë dhe shërbimet që përmban ky kompleks gjigand.
“Parku i Univers City është ai i pari i cili hapi themelet e këtij kompleksi rezidencial. Është afërsisht 10 mijë metra dhe po ta shohësh është i ideuar që në fillim në çdo detaj, që do të thotë të jetë park lojërash, kënd për fëmijët apo dhe kënd për moshën e tretë. Janë 33 godina, të cilat të përkthyera në apartamente, janë 4 mijë apartamente dhe kjo e përkthyer në banorë janë 16 mijë banorë. Të gjitha godinat në katin e parë kanë njësi shërbimi. Janë rreth 160 njësi shërbimi të cilat aktualisht që ne flasim më shumë se gjysma e tyre, janë shitur për aktivitet të ndryshme. Shkolla dhe kopshti janë risi brenda kësaj rezidence,” sqaron konsulentja imobiliare, Dolores.
Orinda Huta: Përpos këtij parku dhe të të gjitha shërbimeve, por në katet e para do të ketë shtëpi banimi?
Dolores: Është e vërtetë sepse në të gjitha godinat në katin 0 janë të ideuar apartamente të cilat kanë verandën e tyre private, e cila të jep qetësinë dhe relaksin e një zone private.
Veç qetësisë dhe relaksit kompleksi rezidencial Univers City ofron gjithashtu linjë urbane çdo 3 minuta që e bën lehtësisht të aksesushëm për këdo./tvklan.al