Projekti i realizuar me teknologjinë 3D
Në kohë pandemie kur udhëtimi duket i pamundur, në kryeqytetin e Koresë së Jugut ofrojnë këtë zgjidhje: një oqean në mes të qytetit.
Janë kaq reale në imazh dhe tingull saqë efekti është i jashtëzakonshëm jo vetëm tek qytetarët e Seulit që ndalojnë të shijojnë nga afër valët e mrekullueshme, por edhe për ne që e ndjekim nga ekrani.
I quajtur ‘Public Media Art-Wave’, projekti është realizuar nga një kompani vendase me teknologjinë 3D. Drejtues të saj thonë se kohët e fundit kanë marrë shumë kërkesa nga jashtë, përfshirë një kompani në New York që punon me tabelat publicitare në Times Square.
Projekti që ka për qëllim promovimin e natyrës do të shfaqet deri më 31 Maj. Ndërkohë qeveria e Koresë së Jugut po lehtëson disa kufizime për të shkuar drejt rihapjes së shkollave dhe bizneseve.
Tv Klan