Lajme Arkiva 2003
Avni Hoxha: Ju jeni të qartë që ishte përjashtuar e gjithë pjesa demokratike e votuesve, listat kanë qenë një banalitet që mund të ndodhin vetëm kur kemi në qeveri kësi njerëzish si Fatos Nano të cilët i krijojnë të gjithë manipulimet e mundshme për të fituar zgjedhjet kështu që më duket rezultati më i mirë që mund të ekzistoj.
Gazetarja: Megjithëse pranohet se ka pasur probleme me listat, përse mendoni se ka qenë i përjashtuar pikërisht pjesa e votuesve me pikëpamje të djathta që mund të votonin për subjektin që ju përfaqësoni dhe për ju personalisht?
Avni Hoxha: Kjo është fare evidente. Në qoftë se do keni qenë prezentë në Durrës dhe unë kam parasysh se Tv Klan ka qenë këtu, durrsakët kanë dalë xhiro për të gjetur qendrën e votimit dhe secili prej tyre është larguar minimumi 6 kilometra ku në qendrat e votimit nuk ekzistonin lista votuesish dhe ata kanë hequr një strapacim të madh kur pjesa demokratike e kësaj është hequr. Së dyti qoftë vetëm rasti flagrant që nëpërmjet listave përfundimtare dhe listave që janë dërguar në qendra votimi ka një diferencë rreth 4000 votuesish, tregon për manipulimin e madh që është bërë në qytetin e Durrësit. Më vjen keq për qytetarët e Durrësit.
Gazetarja: Megjithatë ju keni pasur kohën e duhur për të rishikuar listat dhe për të bërë edhe korrigjime nëpërmjet shtabit tuaj elektorale dhe zyrave lokale në qytetin e Durrësit. A është bërë një punë e tillë? Mos ka qenë një neglizhencë në shtabin tuaj kjo?
Avni Hoxha: Jo. Ne kemi kërkuar një shtesë listash prej 1600 vetësh duke mos arritur dot që të shikojmë lëvizjet nga pozicioni, nga qendrat e votimit ku ata banojnë, sepse nuk ishte e mundur, por të paktën kemi evidentuar një kërkesë në KQZ për 1600 kemi zbritur 200 të cilët ishin të vdekur, pra ne pretendonim për mbi 1400 që duhet të ishin shtuar listat, ndërsa listat përfundimtare kanë ardhur me -200 nga listat paraprake. Kjo natyrisht është e porositur, është e organizuar e gjitha.
Gazetarja: Ju kë akuzoni për KQZV-në e Durrësit apo KQZ-në në Tiranë?
Avni Hoxha: Absolutisht KQZ-ja e Durrësit nuk ka asnjë detyrim, madje minimalit listat paraprake duhet të ishin firmosur nga Bashkia e Durrësit gjë që nuk është pranuar dhe ata kanë qenë koshient që këto lista janë të manipuluara, por për këtë unë akuzoj KQZ-në nacionale dhe natyrisht Fatos Nanon./tvklan.al