Prej së mërkurës, avokati Sokol Mëngjesi vijon të jetë i intubuar në Spitalin e Traumës, për shkak të dëmtimeve të marra nga sulmi fizik ndaj tij. Situata e tij shëndetësore po mbahet në monitorim nga mjekët e këtij spitalit, të cilët ende nuk e kanë përcaktuar nëse avokati ka kaluar rrezikun për jetën.
Nga ana tjetër policia e Tiranës ka vijuar me kontrollet për kapjen e 3 autorëve të shpallur në kërkim për sulmin fizik ndaj Sokol Mëngjesit. Për kapjen e tyre burime bëjnë me dije se kontrollet janë ushtruar edhe jashtë Tiranës, në disa qytete të vendit ku ka dyshime se fshihen Elton Kasa, Romario Tabaku dhe Drivald Alia.
Këta të fundit së bashku me Dorian Alian, të vetmin të arrestuar nga agresorët, u organizuan nga Dritan Nano për të sulmuar fizikisht avokatin Mëngjesit.
Nano dhe Alia të dy të vënë në pranga pritet të dalin të shtunën përpara gjykatës së Tiranës ku do u komunikohet akuza e ngritur, ajo e “vrasjes së funksionarëve publik”, e mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim.
Tv Klan