Azem Hajdari ka akuzuar Fatos Nanon për nxitjen e incidentëve në mitingn e Partisë Demokratike. Ai është shprehur se është një ndër mitingjet më të mëdha që Partia Demokratike ka bërë ndonjëherë por ai me bindje të plotë thotë se policia i përket të gjithëve dhe se Bashkimi për Demokraci nuk do të marrë masa të dhunshme kundrejt Opozitës apo popullit.

Mitingu i Partisë Demokratike do të zhvillohet edhe pse është i ndaluar. Unë jam i bindur që policia i përket të gjithëve dhe ajo nuk do të marrë pjesë në veprime të dhunshme kundër Opozitës. Ne jemi të vendosur për lirimin e vellëzerve tanë që u arrestuan padrejtësisht (Safet Zhulali, Blerim Çela etj). Ka vetëm një person përgjegjës në Shqipëri që krijon probleme ndaj demostruesve dhe ky është Fatos Nano.”/tvklan.al

Gazetar : Endri Xhafo