I ftuar në emisioni “Rudina” në Tv Klan, ka qenë Baba Mondi i cili gjatë intervistës është shprehur se në Shqipëri 50% e njerëzve janë besimtarë bektashinj dhe se regjistrimet janë bërë gabim.

Rudina Magjistari: Baba Mondi keni të dhëna, sa besimtarë bektashinj ka në Shqipëri?

Baba Mondi: Gati gjysma e popullsisë shqiptare janë besimtarë bektashinj.

Rudina Magjistari: 50%?

Baba Mondi: Po, pavarësisht se politika apo regjistrimet që janë bërë janë të gabuara. Ne kemi filluar regjistrimin vetë për t’i treguar njerëzve se sa bektashinj ka në Shqipëri. Nga 70% e myslimanëve në Shqipëri, 50% janë bektashinj.

Rudina Magjistari: Këto janë statistikat dhe të dhënat tuaja?

Baba Mondi: Jo jo janë dokumentet edhe sikur të mos duam ne. Merren regjistrimet e Zogut dhe jo regjistrimet sipas politikës. Ne jemi 2%. 2% jemi ne në Shqipëri? Nuk janë 2% por kjo është politika që ka ngatërruar gjëra të tilla. Megjithatë ne nuk kemi kundërshtuar pavarësisht se kemi filluar regjistrimin vetë. Ka 848 tyrbe në Shqipëri dhe 116 teqe. /tvklan.al