Një studente juridiku do të jetë pjesëmarrësja e parë e mbuluar me shami, e cila do të konkurojë për Miss Anglia 2018.
Sara Iftekhar, shpreson të rrëmbejë kurorën e Miss Anglisë në Kelham Hall, në Nottinghamshire javën e ardhshme, shkruan
Daily Mail
.
Studentja myslimane, e cila shpesh shpërndan fotot e saj veshur sipas modës pakistaneze për mijëra ndjekës në Instagram, tha se ajo ende nuk mund ta besojë që do të jetë pjesë e finales.
Duke postuar një selfie në Instagram, ajo shkroi:
“’Wowwwwwww !!!! Nuk mund ta besoj dot sa ndjesi e mrekullueshme është të di se do jem në mesin e finalisteve të Miss Anglia 2018! Faleminderit Zotit!”
“Kam marrë pjesë në Miss Anglia 2018 për të dëshmuar se bukuria nuk ka një përkufizim, të gjithë janë të bukur në mënyrën e vet, pavarësisht nga pesha, raca, ngjyra ose format e tyre”
, tha Iftekhar.
20-vjeçarja po përdor famën e fituar nga konkursi për të mbledhur fonde për organizatën Beauty with a Purpose (Bukuri me një qëllim).
Kjo organizatë bamirëse është krijuar për të mbështetur fëmijët e pambrojtur anembanë botës, sidomos në Amerikën e Jugut, Sri Lanka dhe Rusi, si edhe fëmijët e shpërngulur në Vietnam dhe ata të prekurit nga fatkeqësitë natyrore./tvklan.al